Ndërlidhjet

KS i OKB diskuton për situatën në Kosovë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e filloi diskutimin për situatën në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, i cili merr pjesë në takim, u bëri thirrje vendeve, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të rishqyrtojnë vendimin e tyre, ndërsa vendeve të cilat nuk e kanë njohur, u bëri thirrje që të qëndrojnë në kursin e tyre.

"Kjo do të na ndihmojë ta mbrojmë sistemin ndërkombëtar nga minimi" i tij, tha Jeremiç.

Ambasadori rus Vitaliy Churkin, i cili është kryesues i Këshillit të Sigurimit për muajin mars, tha se e ka propozuar këtë mbledhje, pasi konsideron se "gjërat po shkojnë shumë keq për disa çështje" që kur Kosova ka shpallur pavarësinë.
XS
SM
MD
LG