Ndërlidhjet

Ivanko: Për zgjedhjet në Kosovë vendos vetëm UNMIK-u


Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, me rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme paralamentare në Serbi, ka deklaruar se UNMIK-u është autoriteti i vetëm që vendos për zgjedhjet në Kosovë.

Në një takim me gazetarët, Ivanko ka thënë se "zgjedhjet nuk janë shpallur" në territorin e Kosovës.

"Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë – Grupin e Kontaktit dhe shtabin në Nju Jork, lidhur me këtë çështje", ka thënë Aleksandër Ivanko.

Ai gjithashtu ka thënë se UNMIK-u pret që Serbia të ndërpresë çdo mbështetje për strukturat paralele dhe që pjestarët serbë të kthehen në SHPK.
XS
SM
MD
LG