Ndërlidhjet

"Economist":BE-ja ka planin rezervë për Serbinë


Bashkimi Evropian ka planin rezervë nëse Serbia refuzon integrimet evropiane dhe ai konsiston në ndihmën më të madhe për Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, shkruan javorja britanike "Economist".

Gazeta citon ministrin e Jashtëm slloven, Dimitrije Rupel, të ketë thënë se "nëse nuk do të ketë marrëveshje me miqët serbë, treni do të vazhdoj rrugën, ndërsa ata do të ngecin edhe më shumë".

"Economist" pohon se tash sa vite partia më e madhe në Serbi është Partia Radikale e Vojislav Sheshelit, që po gjykohet në Hagë për krime lufte, dhe shton se është shumë e mundshme që kjo parti të hyjë në qeveri në koalicion me kryeministrin e deritashëm Vojislav Koshtunica.
XS
SM
MD
LG