Ndërlidhjet

Të shtëna nga armatimi automatik kundër KFOR-it


Kundër misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, është hapur zjarr nga armatimi automatik, gjatë trazirave të serbëve në veri të Mitrovicës, i ka thënë agjencisë Reuters një zëdhënës francez i KFOR-it.

Nuk janë dhënë detaje të tjera. Agjencia, duke u mbështetur në dëshmitarë, ka raportuar për të shtëna të armëve, derisa qindra serbë u përleshën me paqeruajtësit e KFOR-it dhe me pjesëtarë të policisë së Kombeve të Bashkuara në Mitrovicë, ndërsa policisë më vonë iu dha urdhëri që të tërhiqet.
XS
SM
MD
LG