Ndërlidhjet

“Gërdeci – tmerri që tronditi kombin”


Të përditshmet kosovare
Të përditshmet kosovare
LAJM
Kodrina përmbi fshatin Gërdec të Komunës së Vorës, 14 kilometra larg Tiranës, e zbukuruar dikur me lisa, është mbuluar e tëra me dhe. Fshati është shndërruar në një gërmadhë të madhe. Nëntë persona të vdekur, mbi 240 të plagosur dhe dhjetëra persona të zhdukur, janë pasojat e shpërthimit që ndodhi të shtunën në një fabrikë municionesh. Nuk dihen ende shakatarët e tragjedisë, ndërkohë që dëshmitarët okularë japin versione të ndryshme... Një plakë me emrin Hajrie, edhe të dielën vazhdonte të kërkonte djalin dhe nusen e saj, që nuk dihet ende se ku kanë mbetur pash shpërthimit që kishte ndodhur. “Kam kërkuar gjithandej , kërkova edhe në spitale, por nuk po i gjej”, thotë ajo. Jepen disa versione të ndryshme lidhur me mundësinë e shpërthimit, ndërkohë që Qeveria, siç tha kryeministri Berisha, po pret Prokurorinë e Përgjithshme për të sjellë rezultatet e hetimeve. Një dëshmitar okular ka deklaruar se zvarritja e thasëve me barut, ka rezultuar me nxehjen e barutit dhe më pas ka filluar ndezja e madhe. Një tjetër thotë se punëtorët kanë pirë duhan dhe kjo ka ndikuar, ndërkohë kryeministri Berisha tha se ka mundësi që municioni i vjetër ka shkaktuar ndezjen...

INFOPRESS
Ministri Arsim Bajrami pranon se projekt-kushtetuta garanton të drejta shumë të avancuara për komunitetet, ndoshta, siç thotë ai, edhe përtej standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Ky, thotë ai, është një kompromis i dhimbshëm, që mbështetet në propozimin e presidentit Martti Ahtisaari, i cili është miratuar në Parlamentin e Kosovës. “Ne kemi konsultuar me dhjetëra modele evropiane të shteteve me përvojë të gjatë dhe shteteve në tranzicion, mirëpo kushtetua i është përshtatur rrethanave të republikës së Kosovës dhe ato rrethana kanë kërkuar që kushtetuta të marrë parasysh procesin politik të pavarësisë së Kosovës dhe obligimeve ndërkombëtare që dalin nga ky proces...”, tha Bajrami...

KOSOVA SOT
Tirana shpreson të marrë një ftesë për anëtarësimin në NATO, në Samitin e Bukureshtit që mbahet muajin e ardhshëm, por ende nuk dihet se çfarë ndikimi do të ketë shpërthimi me masa të jashtëzakonshme në fshatin Gërdec, ku çmontohej municioni i kohës së regjimit komunist. Në pamje të parë, kjo duket një fatkeqësi që mund të jetë shkaktuar edhe nga një gabim njerëzor, por, siç shprehet gjenerali italian, Fabio Mini, ish-komandant i KFOR-it, ajo që shtypi e quajti “Hiroshima shqiptare mund të ketë ardhur edhe si pasojë e ndonjë akti sabotimi. Megjithatë, çdo përpjekje e tanishme për të hedhur dritë mbi shkaqet e tragjedisë së Gërdecit është në nivelin e hipotezave, ndërsa dëshmitë e të mbijetuarve janë nga më të ndryshmet...

ZËRI
Shteti i Shqipërisë, këtë të shtunë, më 15 mars, u gjet, pak a shumë, po në të njëjtën pozitë si një teleshikues, në Shqipëri, në Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë, prej mesditës kur në Gërdec nisen të ndodhin shpërthimet e armatimeve dhe municioneve, të cilat duhej të demontoheshin. Në rastin e tragjedive të mëdha, çfarë padyshim është kjo e Gërdecit, e cila, përmes vrullit të ajrit mbërriti madje edhe në qendër të Prishtinës, gjithçka është vonë kur nis zinxhiri i telasheve dhe problemeve, i cili ka atë domino efektin: Kur rrëzohet dominoja e parë, atëherë, me një shpejtësi marramendëse ndodhin të këqijat, deri te figura e fundit. E në Gërdec ka pasur grumbullim të tillë të municionit, që është çudi që nuk ka ndodhur një tragjedi edhe më e madhe. Natyrisht, si gjithmonë në këto raste, ndodh një mobilizim i jashtëzakonshëm i njerëzve të vullnetit të mirë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike: E keqja dhe tragjedia e këtyre përmasave, së paku për një kohë, shlyen dallimit midis rivalëve politikë...

KOHA DITORE
Republika e Kosovës ka përmbyllur muajin e parë të pavarësisë. Shteti i ri është njohur zyrtarisht nga 27 shtete të ndryshme të globit, duke përfshirë SHBA-të, shtetet më të fuqishme të BE-së, por në total numri i shteteve që kanë njohur vendin e ri e mbërrin përafërsisht një të shtatën e shteteve anëtare të OKB-së. Me ritmin e njohjes që ka rezultuar muajin e parë dhe pa ndonjë stagnim eventual, matematikisht Kosovës d o t’i duhen rreth shtatë muaj për ta marrë njohjen e të gjitha shteteve anëtare të OKB-së. Megjithëkëtë, institucionet e Republikës së re shprehen të kënaqur me “kualitetin” e njohjes q ka ndodhur muajin e parë, duke shpresuar se njihja “numerike” do të ndodhë gjatë ditëve dhe javëve në vijim...

BOTA SOT
Shefi i BE-së, Iv de Kermabo, dje vizitoi Pejën. Ai fillimisht u takua me kryetarin e Kuvendit Komunal, dr Ali Berishën. Pasi është informuar për rrjedhat aktuale në këtë komunë nga zoti Berisha, zoti Kermabo është shprehur i kënaqur që ka pasur rastin të njihet me preukopimet e strukturave komunale, për funksionimin e rendit dhe ligjit në këtë mjedis, por edhe me punën që po bëjnë strukturat e këtushme në këtë drejtim. Ne do të përpiqemi, shtoi ai, që gjatë këtyre 120 ditëve të tranzicionit, ta kryejmë sa më me sukses këtë fazë dhe të fillojmë me zbatimin e detyrave që na presin në Kosovë. “EULEX-i është i interesuar për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës”, u shpreh me këtë rast Kermabo...

NACIONAL
Qeveria e Republikës së Kosovës, e Hashim Thaçit, ndonëse me më shumë kompetenca se ish-Qeveria e Bajram Rexhepit, në dy raste të ndara, por të të njëjtës natyrë, akuzimin e padrejtë të UÇK-së nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës, nuk e ka trajtuar me dallime apo ndryshe – “më afër zemrës” se ajo e Rexhepit. Bajram Rexhepi atëbotë justifikohej me mungesë kompetencash për të ndërhyrë në rastin Limaj në Tribunalin e Hagës, për të bërë diçka për treshen e parë të UÇK-së që atje akuzohej krejt padrejtësisht... As Qeveria Thaçi s’e ka bërë “lavrën e miut” në këtë aspekt. Deri më sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, për këtë temë e ka thënë vetëm një fjalë dhe atë në mënyrë shumë të paqartë dhe të kuptueshme veç për veten e tij. Kryeministri Thaçi, pasi që i evitoi Haradinajt krejtësisht nga Dita e Shpalljes, për Hagën tha veç kështu: “Republika e Kosovës zotohet se do të vazhdojë bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës”...

EXPRESS
Rezoluta 1244 mbetet në fuqi, disi befasisht, por do të adaptohemi me rrethanat e reja që po ndryshojnë ndjeshëm në Kosovë. Me Kushtetutën, me institucionet, me regjistrimin e popullsisë...Joachim Ruecker flet për Express për rolin e Kombeve të Bashkuara në realitetin e ri në vend... “Diçka duhet të jetë shumë e qartë – e ardhmja e Kosovës duhet të jetë shumetnike dhe demokratike...por, mendoj se ka shenja në komunitetin serb dhe posaçërisht në Beograd që dëshirojnë të rishfaqin mendimin etnik dhe ndarjen etnike në Kosovë. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku, dhe ka shumë në komunitetin serb që mendojnë kështu, për ta parandaluar atë (ndarjen etnike)...”, thotë, pos tjerash, Ruecker...

EPOKA E RE
Hyrja me dhunë në Gjykatën e Qarkut dhe atë Komunale sinjalizon se parametrat e veprimit anti-pavarësi kanë kaluar kufijtë normalë. Janë pushtuar me dhunë institucionet e shtetit. Synimi i këtyre veprimeve është shumë i qartë: krijimi i gjendjes faktike drejt ndarjes së Kosovës. Natyrisht që ky synim politik nuk transmetohet në opinionin publik si i tillë. Por, veprimet e organizuara dhe mirë të planifikuara sinjalizojnë dukshëm për këtë gjë. Reagimi i institucioneve ndërkombëtare dhe vendore ndaj kësaj prirjeje për ndarje është karakterizuar me maturi të shkallës së lartë...

XS
SM
MD
LG