Ndërlidhjet

Tadiq: UNMIK dhe KFOR të vetëpërmbahen


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje pas përleshjeve në pjesën veriore të MItrovicës, ku policia e UNMIK-ut e rimori kontrollin në Gjykatën e Qarkut, e cila ishte pushtuar nga protestuesit serbë.

Tadiq i bëri thirrje policisë së UNMIK-ut dhe paqëruajtësve të NATO-s që të "përmbahen nga përdorimi i forcës" kundër protestuesve serbë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga presidenca serbe.

"Një reagim i tillë i tepruar me përdorim jo-proporcional të forcës mund të shkaktojë shkallëzim të trazirave në tërë territorin e Kosovës", citohet të ketë thënë Tadiq.

Presidenti serb gjithashtu u ka bërë thirrje udhëheqësve të serbëve të Kosovës që të "bëjnë çmos për t'u siguruar që situata të qetësohet".
XS
SM
MD
LG