Ndërlidhjet

Britania dënon sulmet ndaj policisë së UNMIK-ut


Britania e Madhe e ka dënuar sulmin ndaj policisë së UNMIK-ut në pjesën veriore të Mitrovicës.

"Ne i dënojmë totalisht këto veprime të dhunshme të drejtuara kundër personelit të KB dhe NATO-s, që kynë për qëllim t'i pengojnë për ta kryer punën e tyre", tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme.

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të heqin dorë nga dhuna. Dhuna nuk është në interesin e askujt", tha ai.

Zëdhënësi shtoi se Britania e kupton se "sa e vështirë është pavarësia e Kosovës për Serbinë dhe për serbët e Kosovës", por u bëri thirrje atyre që "shqetësimet e vërteta që i kanë t'i adresojnë përmes dialogut politik".
XS
SM
MD
LG