Ndërlidhjet

Tibet: 99 të vrarë, tha qeveria në ekzil


Qeveria e Tibetit në ekzil tha se 19 protestues janë vrarë sot në përleshjet ndërmjet protestuesve tibetanë dhe forcat qeveritare në krahinën kineze Gansu.

Thubten Samphei, zëdhënës i qeverisë në ekzil, tha se gjithasejt 99 të vdekur janë konfirmuar prej fillimit të protestave javën e kaluar, ndërsa qeveria e Kinës tha se kanë vdekur 12 civilë.

Protestat filluan në 10 mars në Lhasa, qytetin më të madh në Tibet, në përvjetorin e kryengritjes kundër sundimit kinez, dhe më pas u përhapën në disa zona tibetane në Kinën perëndimore.

Dala Lama sot tha se mund të japë dorëheqje si lider politik në ekzil, nëse situata del nga kontrolli.

"Nëse gjërat dalin nga kontrolli, atëherë opcioni im i vetëm është që të jap dorëheqje", tha Dalai Lama.

Po sot, kryeministri kinez Wen Jiabao e akuzo Dalai Lamën për orkestrimin e dhunës. Ai tha se ithtarët e Dala Lamës po përpiqeshin të "nxitin sabotimin" e Lojërave Olimpike në Pekin në gusht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG