Ndërlidhjet

Mesiq: Kroacia do njohë Kosovën shumë shpejt


Presidenti kroat Stipe Mesiq deklaroi se Kroacia shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk saktësoi ndonjë datë.

Mesiq tha se kreu shtetëror do ta njohë Kosovën, sepse ajo është një realitet.

"Kroacia ndjek politikë parimore, dhe vendet e vogla mund të jenë origjinale vetëm nëse u përmbahen parimeve", tha Mesiq.

"Kosova ishte element konstituiv i federatës jugosllave, e cila nuk ekziston më. Serbia nuk ka kapacitet as për vendosjen e
pushtetit në Kosovë, dhe as për vazhdimin e bisedimeve. Ashtu siç kërkuam nga e gjithë bota që ta pranojë realitetin kur ne e shpallëm pavarësinë, është e logjikshme që edhe nga ne të kërkohet ta njohim pavarësinë e Kosovës", tha presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

Qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës e konfirmoi edhe ministri i Jashtëm Gordan Jandrokoviç, i cili sot deklaroi se njohja e Kosovës është "gjithnjë e më afër".
XS
SM
MD
LG