Policia e Kombeve të Bashkuara dhe Shërbimi Policor i Kosovës janë rikthyer në veriun e Mitrovicës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, komandanti i stacionit rajonal të policisë për Mitrovicën, Milija Milosheviq.
Sipas tij, policia ndërkombëtare dhe vendore do të vazhdojnë punën e tyre në këtë pjesë të qytetit, prej nga, paqeruajtësit e KFOR-it pritet të tërhiqen gradualisht deri të premtën.