Ndërlidhjet

U bënë pesë vjet nga invadimi i Irakut


Dita e sotme shënon pesë vjetorin e fillimit të invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, nga i cili u përmbys regjimi i Saddam Husseinit në vitin 2003.

Në një deklaratë lidhur me këtë përvjetor, presidenti i Irakut, Jalal Talabani, tha se invadimi e përfundoi epokën e "torturës dhe të tiranisë" së Saddamit. Por, ai ka tërhequr vërejtjen se Iraku vazhdon të ballafaqohet me sfida serioze nga dhuna, terrorizmi dhe korrupsioni.

Mbrëmë, në Uashington, presidenti George Bush tha se vendimi për luftë ishte i drejtë dhe se bota është më e sigurt pasi Shtetet e Bashkuara ndërmorën aksion për përmbysjen e Saddam Husseinit.

Protesta kundër luftës janë mbajtur në disa qytete të Shteteve të Bashkuara. Raportohet se afro 200 veta janë arrestuar, në Uashington dhe në San Francisko.
XS
SM
MD
LG