Ndërlidhjet

Bakoyyanis: Shqipëria meriton ftesën për NATO


Ministreja e Jashtme e Greqisë Dora Bakoyyanis ka deklaruar se çështja e emrit me Maqedoninë nuk do të ndikojë në marrjen e ftesës së Shqipërisë për anëtarësim në NATO.

"Prandaj dhe jam sot në Tiranë për të dhënë këtë garanci", tha Bakoyyanis pas takimit me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha.

"Shqipëria i ka të gjitha arsyet për të merituar ftesën për anëtarësim në NATO. Ju do të keni mbështetjen tonë miqësore në këtë drejtim. Kjo vlen edhe për Kroacinë, por nuk mund të them të njëjtën gjë për ish republikën jugosllave të Maqedonisë. Për 17 vjet rresht kanë mbetur bisedimet për çështjen e emrit të saj dhe kjo ka një ndikim negativ në drejtim të bashkëpunimit rajonal", tha Bakoyyanis.

Në pyetjen e gazetarëve për njohjen e shtetit të Kosovës, Bakoyyanis tha se Greqia nuk e ka marrë ende vendimin për njohjen e saj dhe se do të analizojë me kujdes situatën para marrjes së çdo vendimi.

Bakoyyanis u takua edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe autoritetet e larta të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG