Bullgaria sot e njohu shtetin e Kosovës, njoftoi kryeministri Sergei Stanishev, duke konfirmuar vendimin e qeverisë bullgare.
"Qeveria ka vendosur të njohë Kosovën, e cila për momentin është nën mbikqyrjen ndërkombëtare", tha Stanishev pas mbledhjes së kabinetit.
"Ne gjithashtu kemi zhvilluar konsulta intenzive diplomatike me një numër vendesh të rajonit javën e kaluar, të cilat çuan në vendimin që qeveria e Bullgarisë të njohë pavarësinë e Kosovës", tha ai.
"Interesat e Bullgarisë janë që të ketë garanca maksimale për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Garanca më e fuqishme kundrejt rreziqeve ekzistuese është angazhimi ndërkombëtar i KFOR-it dhe UNMIK-ut, si dhe vendimi i BE-së për të dërguar misionin në Kosovë", tha kryeministri Stanishev.
Bullgaria është shteti i 33 që deri sot kanë njohur shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria, tre fqinjë të Serbisë, thanë të mërkurën se do ta njohin shtetin e ri, por Sofja priti që njohja të bëhet të enjten në mbledhjen e ministrave.
Më herët, zëvendës kryeministri i Jashtëm Lubomir Kuchukov pat deklaruar se njohja e Kosovës do të "parandalonte ngirjen e një konflikti të pazgjidhur", dhe do të rezultonte me stabilitet më të madh në rajon.