Ndërlidhjet

Kina e shton praninë ushtarake në Tibet


Kina e ka shtuar praninë ushtarake në Tibet dhe në rajonet fqinje në përpjekje për të parandaluar përhapjen e protestave antiqeveritare.

Dëshmitarët okularë thonë se autokolonat e gjata të ushtrisë janë nisur drejt Tibetit, ndërsa trupat janë shpërndarë në provincat për rreth.

Dje Pekini për herë të parë pranoi se të dielën policia ka vrarë 4 protestues në krahinën Sichuan.

Aktivistë tibetianë thonë se më shumë se 100 njerëz janë vrarë nga ndërhyrjet e policisë.

Sot në Indi, pas takimit me Dalai Lamën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë sundimin e Kinës në Tibet dhe mënyrën e trajtimit të protestave anti-qeveritare.
XS
SM
MD
LG