Ndërlidhjet

Bosnje: Tre të vdekur nga shpërthimi i minës


Policia e Bosnjes tha se tre persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një mine në qytetin e Gorazhdes.

Viktimat ishin dy policë dhe një pjesëtar i njësitit të mbrojtjes civile, i cili po përpiqej ta shënojë vendin ku ndodhej mina.

Statistikat e fundit kanë treguar se Bosnja është vendi më i minuar në Evropë, ku rreth katër për qind të territorit ende është i
minuar.

Qindra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1.000 janë plagosur nga shpërthimi i minave në Bosnje që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.
XS
SM
MD
LG