Ndërlidhjet

Vriten 4 ushtarë amerikanë në Irak


Katër ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën nga një bombë e vendosur pranë rrugës në Bagdad. Me viktimat e fundit, numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak është rritur në të paktën 4.000.

Ushtarët amerikanë pësuan vetëm një ditë pasi të dielën dhuna në Irak la rreth 60 të vrarë.

Në sulmin më të përgjakshëm, 13 ushtarë irakianë, vdiqën kur një sulmues vetëvrasës u përplas me një cisternë karburanti në bazën ushtarake në Mosul në veri të Irakut.

Invazioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak javën e kaluar hyri në vitin e gjashtë, dhe gjatë kësaj kohe janë vrarë dhjetra mijë irakianë.

Komandantët e Shteteve të Bashkuara në Irak thonë se prej qershorit të vitit të kaluar, sulmet në Irak kanë rënë për 60 %.
XS
SM
MD
LG