Ndërlidhjet

Bildt: UNMIK të vazhdojë funksionimin me kapacitet të kufizuar


Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, ka thënë se është e nevojshme që UNMIK-u të vazhdojë të funksionojë në Kosovë edhe në të ardhmen, por me kapacitet të kufizuar dhe jo vetëm në veri të Kosovës.
Në një intervistë për të përditshmen “Vecernje Novosti”, zoti Bildt ka thënë se çështja e veriut të Kosovës “do të zgjidhet gradualisht, me durim dhe maturi, pa imponimin e afateve kohore”.
Shefi i diplomacisë suedeze gjithashtu ka nënvizuar se në një kohë të caktuar Beogradi dhe Prishtina duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve, por jo për ta ndryshuar statusin, “meqë Kosova tashmë është e pranuar nga shumica e vendeve anëtare të BE-së dhe kjo është ajo që llogaritet, kjo është ajo që është vendimtare”.
“Kosova është çështje evropiane, ajo është në oborrin tonë, nuk është në Afrikë”, ka thënë zoti Bildt.
XS
SM
MD
LG