Ndërlidhjet

BE të premtën do diskutojë edhe për Kosovën


Kosova, Rusia dhe Siria do të jenë në agjendën e takimit joformal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian të premten në Slloveni.

Ministrat do të kenë një "debat të brendshëm mbi rëndësinë e konsolidimit të paqes dhe zgjërimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajon", në të cilin do të marrin pjesë përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Maqedoni.

Shefi i diplomacisë sllovene Dimitrij Rupel ka propozuar që debati të fokusohet në "liberalizimin e vizave, bashkëpunimin rajonal shoqërinë civile, qeverisjen e mirë dhe hapat e adhshëm drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian".
XS
SM
MD
LG