Ndërlidhjet

Bush: Në Rusi do diskutoj planin antiraketor


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, deklaroi se planifikon të diskutojë planet për vendosjen e sistemit mbrojtës antiraketorë në Çeki dhe Poloni, kur të takojë presidentin rus Vladimir Putin në javën e parë të prillit.

Putini e ka ftuar Bushin për tu takuar në kampin e tij në Soçi.

Vizita e Bushit do të bëhet pas pjesmarrjes së tij në samitin e NATO-s në Bukuresht më 2 deri 4 prill.

Bush iu tha reporterëve se është optimist për arritjen e marrëveshjes dhe se Moska do ta ketë të qartë se sistemi mbrojtës antiraketorë nuk është i drejtuar kah Rusia.
XS
SM
MD
LG