Ndërlidhjet

AEY, armë të vjetra nga Shqipëria në Afganistan


Pentagoni ka pezulluar kontratat për shitjen e armëve me kompaninë private AEY, pasi që kjo e fundit ka furnizuar forcat afgane të sigurisë me armë të vjetra nga vendet e ish bllokut komunist dhe Kina.

Kompania AEY, sipas të perditshmes amerikane "New York Times" kishte marrë një kontratë nga qeveria amerikane në vlerë prej 300 milionë dollarësh për të paisur me armë forcat afgane të sigurisë.

Një pjesë e armatimit ishin prodhim kinez i 40 viteve më parë dhe të kaluara në mënyrë të paligjshme përmes Shqipërisë, bën të ditur e përditshmja amerikane NYT.
XS
SM
MD
LG