Ndërlidhjet

Hagë: Vendimi për Haradinajn më 3 prill


Tribunali për Krime të Luftës në Hagë do të marrë vendimin me 3 prill kundër rastit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj i cili ka shërbyer si komandant rajonal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së vitit 98-99, akuzohet si përgjegjës për tortura, vrasje, përdhunim dhe deportim.

Avokatët mbrojtës të ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj kanë deklaruar se ata janë të pafajshëm ndaj këtyre akuzave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG