Ndërlidhjet

Browne: Qeveria të flasë me ekstremistët afganë


Sekretari britanik i Mbrojtjes Des Browne tha se qeveria duhet të jetë e gatshme të flasë me elementë të talebanëve dhe të grupeve tjera ekstremiste, për t'i bindur që të heqin dorë nga dhuna.

Në një intervistë për të përditshmen "Daily Telegraph", Browne ka tërhequr paralele ndërmjet Afganistanit dhe procesit paqësor në Irlandën e Veriut.

Në shtator, Browne pat deklaruar se talebanët duhet të përfshihen në çdo proces paqësor afgan, sepse ata nuk do të largohen.

Por Browne sot tha se nuk ka baza për bisedime me Al Kaedan, sepse "kërkesa e tyre është që t'i jepet fund mënyrës sonë të jetesës".
XS
SM
MD
LG