Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova pret njohje nga gjithë BE-ja


Kosova pret njohje të shpejtë nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian tha kryeministri Hashim Thaçi pas takimit me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Thaçi i ka deklaruar agjencisë Reuters se Beogradi mund të fillojë ta pranojë faktin e pavarësisë së Kosovës pas zgjedhjeve të 11 majit.

"Ndjenja ime është se të gjithë e mbështetën Kosovën sepse ne e merituam atë, ne punojmë me kritere demokratike. Pavarësia e Kosovës sjell paqe dhe stabilitet në rajon", ka thënë kryeministri Thaçi.

I pyetur nëse ai pret që të gjitha vendet anëtare të BE-së do ta njohin Kosovën, Thaçi ka thënë se është "i sigurtë shumë shpejt".

Deri tash 18 nga 27 vendet e BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por Thaçi tha se ai sot ka marrë "konfirmime nga Spanja, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Greqia se ato do të vazhdojnë të punojnë për të njohur pavarësinë e Kosovës".

Ai tha se shpreson që marrëdhëniet me Serbinë mund të ndryshojnë pas zgjedhjeve parlamentare serbe.

"Mendoj se Serbia do të fillojë të ecë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës sepse ne kemi atje dy opinione, privatisht të gjithë e dijnë dhe e pranojnë pavarësinë, por zyrtarisht atyre u duhet kohë,..ndoshta deri në 11 maj", ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG