Ndërlidhjet

Condoleezza Rice viziton Izraelin


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice ka mbërritur në Izrael për një raund të ri bisedimesh paqësore për Lindjen e Mesme.

Rice sot do të takohet me kryeministrin izraelit Ehud Olmert, ndërsa të dielën me liderët izraelitë dhe palestinezë.

Pas Izraelit, sekretarja e Shtetit do të vizitojë Jordaninë ku do të zhvillojë bisedime me Mbretin Abdullah.

Rice tha se bisedimet do të fokusohen në përmirësimin e lëvizjes palestineze dhe angazhimin e vendeve arabe në negociatat paqësore.
XS
SM
MD
LG