Ndërlidhjet

Flaka Olimpike i dorëzohet Kinës


Greqia do t'ia dorëzojë sot Kinës flakën Olimpike gjatë një ceremonie në Athinë.

Masa të shumta sigurie janë përreth stadiumit ku do zhvillohet ceremonia, pas protestave të së shtunës kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut që bëhen nga Kina.

Së fundi Kina ka shpërndarë dhunshëm protestuesit në Tibet.

Flaka Olimipike do të mbërrijë në Pekin më 31 mars, me anë të një aeroplani të përshtatur për këtë rast.

XS
SM
MD
LG