Ndërlidhjet

Samarxhiç viziton Kosovën


Sllobodan Samarxhiç, ministri për Kosovën në qeverinë serbe ka mbërritur në Kosovë nga pika kufitare e Leposaviqit.

Samarxhiç do qëndrojë dy ditë në Kosovë, ka bërë të ditur zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani, i cili ka shtuar se sigurimi i Samarxhiçit do mundësohet nga policia e UNMIK-ut.

Elshani tha për Radion Evropa e Lirë se sonte Samarxhiçi do jetë në pjesën veriore, kurse nesër do vizitojë dhe pjesë të tjera të Kosovës.
XS
SM
MD
LG