Ndërlidhjet

Shvarcenberg: Një ditë Çekia duhet ta njohë Kosovën


Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, deklaroi se njohja e pavarësisë së Kosovës mund të presë, por një ditë, Çekia duhet ta bëjë këtë, nëse dëshiron t'i angazhoj ushtarët e saj në misionin e Bashkimit Evropian.

"Në Kosovë kemi 500 ushtarë dhe policë dhe dëshirojmë të jemi pjesë e misionit evropian, që do të marrë përgjegjësi në Kosovë. Për tu përfshirë në këtë mision, një ditë duhet ta njohim Kosovën", tha zoti Shvarcenberg.

Këto komente ai i bëri në një intervistë për të përditshmen çeke, "Lidove Novini".

Pasnesër, ministri Shvarcenberg do ta paraqesë propozimin që Çekia ta njohë Kosovën, me një arsyetim të gjërë se institucionet e Kosovës po i respektojnë të gjitha kushtet, të cilat i ka parashtruar bashkësia ndërkombëtare, për pavarësi të mbikëqyrur.
XS
SM
MD
LG