Ndërlidhjet

Sekretarja Rice i vazhdon takimet me izraelitët dhe palestinezët


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice i vazhdon sot bisedimet me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë në përpjekje për shtytjen përpara të negociatave për paqe.

Zonja Rice po takohet me ministren e jashtem izraelite, Tzipi Livni dhe me ish kryeministrin palestinez, Ahmet Qureia, pasi më parë ka biseduar me kryeministrin itzraelit, Ehud Olmert dhe me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.

Zyrtarja e lartë amerikane të shtunën arriti në Jerusalem. Përkundër premtimit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare deri në fund të vitit, negociatat për paqe ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve kanë shënuar pak progres prej se ato rifilluan në nëntor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG