Ndërlidhjet

Greqia kërcënon me veto Maqedoninë


Athina zyrtare do të bllokojë hyrjen e Maqedonisë në NATO gjatë samitit të Bukureshtit nëse deri atëherë nuk zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë, ka deklaruar ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis.

"Disa herë e kemi përsëritur qëndrimin tonë, nëse nuk ka zgjidhje për emrin nuk ka ftesë për në NATO" ka deklaruar shefja e diplomacisë greke.

Ajo ripërsëriti se qëllimi është "normalizimi i plotë i marrëdhënieve të bazuar në zgjidhjen me pëlqimin" e të dyja palëve.

Edhe zëdhënësi i qeverisë greke Teodoros Rusopulos tha se Greqia nuk do ta tërheqë kërcënimin me veto për hyrjen e Maqedonisë në aleancën veriatlantike.

"Kemi bërë gjithçka të mundur me qëllim që t'i bindim fqinjët tanë se duhet të ndërmarrin hapa drejt zgjidhjes", tha ai.

Sot në Shkup pritej të mbahet mbledhja së Kuvendit të Maqedonisë ku do të diskutohej propozimi për emrin kushtetues, mirëpo seanca nuk u mbajt.

Në një komunikatë të lëshuar nga presidenti Branko Cërvenkovski thuhet se debati do të zhvillohet nëse vlerësohet se do të ketë nevojë.

Njoftimi u bë publik pas takimit të kreut shtetëror në Shkup.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG