Ndërlidhjet

Ban Ki Moon: Rezoluta 1244 ende në fuqi


Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ende mbetet në fuqi pavarësisht deklarimit të pavarësisë së Kosovës, thuhet në një raport të lëshuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

"Rezoluta 1244 mbetet në fuqi gjuithnjë përderisa Këshilli Sigurimit nuk vendos ndryshe" pohon Ban Ki Moon, për të shtuar se "nisur nga imperativi i ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Kosovë, UNMIK-u ka vepruar dhe do të vazhdojë të veprojë në frymë realiste dhe praktike dhe në dritën e rrethanave që evoluojnë".
XS
SM
MD
LG