Ndërlidhjet

Fillon samiti i NATO-s – Shqipëria pret ftesën


Hapet sot samiti i NATO-s në Bukuresht të Rumanisë, ku debati për t'i dhënë ftesën për anëtarësi Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë, do jetë nga pikat kryesore.

Një temë tjetër e rëndësishme është afrimi i Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO, duke i ofruar hyrjen në "Planin e Veprimit për Anëtarësi".
Presidenti amerikan George Bush, i cili dje ishte në Ukrainë përsëriti mbështetjen e Uashingtonit ndaj afrimit në NATO të Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Një hap i tillë ka hasur në kundërshtimet e Gjermanisë dhe Francës, të cilat thonë se Kjevi dhe Tbilisi nuk i përmbushin kriteret e NATO-s. Kryeministri francez tha se është i shqetësuar lidhur me mundësinë e prishjes së baraspeshës në raportet Evropë – Rusi. Moska e kundërshton zgjerimin e NATO-s me ish republikat sovjetike.

Kosova do jetë një tjetër temë e diskutimit. Pritet që vendet anëtare të NATO-s të shprehin mbështetjen për mbajtjen e forcës 16 mijë trupëshe në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG