Ndërlidhjet

Kushner,Rupel: Serbia të bashkëpunojë me BE-në


Nëse dëshiron të jetë anëtare e BE-së Serbia duhet të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian në Kosovë, dhe jo të pengojë punën e tij, kanë thënë ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kushner dhe ai i Slovenisë Dimitrij Rupel.

Në një letër të hapur të dy ministrat kanë thënë se Beogradi duhet të ndalë kundërshtimin e misioni të BE-së në shtetin e ri.

"Nuk është e mundur që në njërën anë të aspirohet për integrim në BE dhe në anën tjetër të refuzohen bisedimet me misionin e BE-së" thuhet në letër.

Kushner dhe Rupel kanë shkruar se do të insistojnë fuqishëm që Serbia të shmang retorikën nxitëse dhe aktivitetet që do ta dëmtonin sigurinë në rajon.
XS
SM
MD
LG