Ndërlidhjet

Appathurai: Ukraina e Gjeorgjia larg NATO-s


Zëdhënësi i NATO-s tha se nuk pret që Gjeorgjia dhe Ukraina të bëhen pjesë e planit për anëtarësim në samitin e aleancës në Bukuresht.

James Appathurai i bëri këto komente pasi liderët e NATO-s e hapën samitin e tyre me një darkë pune.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka bërë thirrje NATO-s që të fillojë bisedimet me Ukrainën dhe Gjeorgjinë duke iu ofruar "Planin Aksional për Anëtarësim".

Por Franca dhe Gjermania e kundërshtojnë hapin, duke thënë se këto dy vende nuk i plotësojnë kriteret e NATO-s.
XS
SM
MD
LG