Ndërlidhjet

Shënohet 40 vjetori i vrasjes së Kingut


Kongresi i Shteteve të Bashkuara mbrëmë ka shënuar 40 vjetorin e vrasjes së luftëtarit për të drejtat qytetare, Martin Luther King, i cili është vrarë më 4 prill të vitit 1968 në Memfis.

"Për shkak të udhëheqjes së tij, kemi dalë nga frika dhe kemi fituar gatishmërinë që me trupat tonë të dalim në linjat e para të frontit", tha John Lewis, shok i të ndjerit, King.

Në këtë ceremoni kanë folur kryesuesja e Dhomës Përfaqësuese, Nancy Pelosi dhe anëtarë të tjerë të lartë të Kongresit, John Bohner, Mitch McConnell dhe Harry Reid.

Kandidatët për president amerikanë, demokratja Hillary Clinton dhe republikani John McCain gjenden në Memfis për ta shënuar këtë datë, ndërsa denmokrati Barack Obama këtë ditë do ta shënoj në Dakotën Veriore.
XS
SM
MD
LG