Ndërlidhjet

Juria: Princeza Diana vdiq nga neglizhenca


Një hetim gjygjësorë ka konkluduar sot se Princeza Diana dhe shoqëruesi i saj Dodi al-Fayed janë vrarë nga një neglizhencë e madhe e shoferit të tyre dhe paparacëve.

Juria e gjykatës gjithashtu ka specifikuar se shoferi ka vozitur i dehur dhe faktin se as Diana dhe as al Fayed nuk e kanë pasur të vendosur rripin e sigurisë.

Më shumë se 250 dëshmitarë janë marrë në pyetje gjatë 6 muajve të hetimit për aksidentin e vitit 1997 në Paris.
XS
SM
MD
LG