Ndërlidhjet

Bush takohet me 8 guvernatorë afganë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush është takuar me tetë guvernatorë të Afganistanit, të cilët gjenden për vizitë në Uashington.

Siç njoftoi agjencia AFP, guvernatorët janë ankuar për progresin e ngadalshëm në Afganistan dhe "ekceset" e forcave të koalicionit.

Guvernatori i provincës Khost Arsala Jamal është ankuar se afganëve u kufizohet hyrja në qendrën e paraburgimit në Bagram, ku qindra të dyshuar për terrorizëm po mbahen nga ana e Shteteve të Bashkuara në kushte kontraverze.
XS
SM
MD
LG