Ndërlidhjet

Moskë: Ban Ki-moon u takua me Dmitry Medvedevin


Përpjekjet për zgjidhjen e problemeve globale jashtë Kombeve të Bashkuara janë kundër produktive, i tha sot presidenti i ardhshëm i Rusisë, Dmitry Medvedev, sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

"Të gjitha llojet e përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve duke i shkelur rezolutat e Kombeve të Bashkuara, siç ndodhi në Kosovë dhe në disa çështje të tjera, janë kundër produktive dhe nuk mund të ndihmiojnë në arritjen e paqes dhe të stabilitetit", tha zoti Medvedev.

Zoti Ban tha se "asnjë vend, sado që i fuqishëm që të ejtë, mund t'i zgjidhë të gjitha problemet".

Është kjo vizita e parë e zotit Ban Ki-moon prej se ai u zgjodhë sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Pritet që ai gjatë ditës të takohet edhe me presidentin aktual, Vlladimir Putin dhe me zyrtarët e tjerë të lartë rusë.

Moska ka shprehur dyshime ndaj neutralitetit të zotit Ban lidhur me Kosovën, prej se ajo e shpalli pavarësinë dhe beson se interpretimi i tij i rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Misionin e OKB-së në Kosovë, favorizon Perëndimin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG