Ndërlidhjet

Basha: Përpjekjet kundër Kosovës kanë dështuar


Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se përpjekjet e Serbisë ndaj Kosovës do të jenë të pavlera. Ai këto komente i bëri pas fjalimit të ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiq, në një knferencë, që po mbahet afër Athinës.

"Në secilin forum, ju Jeremiq, keni provuar ta parandaloni pavarësinë e Kosovës, por keni dështuar", tha zoti Basha dhe shtoi se "qeveria e juaj nuk mund të mbahet përgjegjëse…por nacionalizmi radikal i shekullit të 19-të e humbi Kosovën". Ai mëtutje argumentoi se kosovarët i ishin nënshtruar diskirminimit "që shpeshherë vlerësohej si pjesë e gjenocidit shtetëror".

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq tha se "Kosova nuk do të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe si e tillë nuk i përketë komunitetit ndërkombëtar të shteteve sovrane".

Sipas tij, Kosova "do të mbetet joatraktive për investuesit e jashtëm, e pa përgjegjshme ndaj sundimit të ligjit dhe e paaftë që ta parandaloj rënien në dështim pa angazhimin e Beogradit".

Ministrja e jashtme greke, Dora Bakoyannis tha se zgjidhja përfundimtare për Kosovën do të arrihet vetëm pasi Serbia të integrohet në Bashkimin Evropian.

Zgjidhja e vërtetë për Kosovën do të shihet vetëm pasi Serbia dhe i tërë rajoni të jenë pjesë e Bashkimit Evropian", tha sot zonja Bakojanis gjatë një konference, që po mbahet afër Athinës.

Sipas saj, Kosova është "një sfidë e rëndësishme, jo vetëm për ne, për vendet e rajonit, por edhe për vetë Evropën".
XS
SM
MD
LG