Ndërlidhjet

Irak: Orë policore në Bagdad


Sot, kur në Irak shënohet 5 vjetori i rënies simbolike të regjimit të Saddam Husseinit, kryeqyteti irakian është nën orë policore.

Më 9 prill të vitit 2004, shtatorja gjigante e ish diktatorit Hussein në Bagdad është rrëzuar dhe shkatërruar si një akt, që simbolizonte përmbysjen e pushtetit të tij nga forcat e Shteteve të Bashkuara, që e invaduan Irakun.

Qeveria irakiane ka urdhëruar që veturat dhe kamionat të qarkullojnë jashtë rrugëve të Bagdadit, për t'i parandaluar sulmet eventuale me bomba.

Kleriku radikal shiit, Moqtada al-Sadr pat ftuar për demonstrata masive të mbështetësve të tij për sot në Bagdad, për të kërkuar përfundimin e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Irak, por më vonë, për shkaqe të sigurisë, ai e tërhoqi ftesën për demonstrata.
XS
SM
MD
LG