Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Kthimi i Kosovës në gjendjen status kvo i pamundur


Përpjekjet për zgjidhjen e problemeve globale jashtë Kombeve të Bashkuara janë kundër produktive, i tha sot presidenti i ardhshëm i Rusisë, Dmitry Medvedev, sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

"Të gjitha llojet e përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve duke i shkelur rezoltuat e Kombeve të Bashkuara, siç ndodhi në Kosovë dhe në disa çështje të tjera, janë kundër produktive dhe nuk mund të ndihmojnë në arritjen e paqes dhe të stabilitetit", tha zoti Medvedev.

Zoti Ban, më vonë, u tha gazetarëve, se ai kishte ardhë në Rusi për mbështetje e "jo për kritikë".

"Tash është e domosdoshme që çështjes t'i qasemi duke e kuptuar faktin se kthimi i Kosovës në gjendjen status kvo është i pamundur dhe
jopraktik", tha zoti Ban dhe shtoi se "tash është e domosdoshme të kërkohen rrugë për këtë situatë të komplikuar".

Ban Ki-moon u takua edhe me presidentin Vlladimir Putin.

Moska ka shprehur dyshime ndaj neutralitetit të zoti Ban lidhur me Kosovën, prej se ajo e shpalli pavarësinë dhe beson se interpretimi i tij i rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Misionin e OKB-së në Kosovë, favorizon Perëndimin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG