Ndërlidhjet

Japoni: Ekzekutohen 4 të dënuar me vdekje


Në Japoni, autoritetet kanë ekzekutuar katër vrasës të dënuar me vdekje. Të ekzekutuarit raportohet të jenë të moshës prej 41 deri 64 vjet.

Varjet e çuan në 10 numrin e të ekzekutuarve në Japoni që nga ardhja e ministrit të Drejtësisë, Kuno Hatoyama.

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara janë dy vendet industriale më të zhvilluara që praktikojnë dënimin me vdekje.

Grupet për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë praktikë, por qeveria thotë se dënimet me vdekje kanë mbështetje të konsiderueshme nga opinioni publik.
XS
SM
MD
LG