Ndërlidhjet

Thaçi: Tërësia territoriale do të ruhet


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot në Mitrovicë se ky qytet do të jetë një qytet i bashkuar dhe nuk do të ketë më epitetin "veri dhe jug".

Këto komente zoti Thaçi i ka bërë gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, e cila sot u mbajt në Mitrovicë.

"Mitrovica është Kosovë, ajo e bashkon Kosovën dhe e kultivon unitetin. të gjitha institucionet e Kosovës janë në përkrahje të integrimit të Mitrovicës, ndërsa edhe SHBA, BE dhe NATO e duan këtë. Prandaj ne do t'i marrim të gjitha masat për ruajtjen e tërësisë territoriale", ka thënë kryeministri i Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG