Ndërlidhjet

G-7: Ekonomia në "periudhë të vështirë"


Ministrat e financave të Grupit të shtatë vendeve të industrializuara thonë se ekonomia botërore "vazhdon të ballafaqohet me periudhë të vështirë".

Në një kumtesë të publikuar pas takimit në Uashington, ministrat e financave të G-7-tës dhe guvernatorët e Bankave qendrore thanë se trazirat në tregjet financiare globale mbeten sfiduese dhe se ky problem mund të zgjasë më tepër se sa që vlerësohej.

Duke u shprehur lidhur me ekonominë amerikane, sekretari i thesarit, Henry Paulson tha:

- Unë nuk po e minimizoj rrezikun, por po e përsëris, kjo është ekonomi e shumëllojshme, fundamentale dhe e fuqishme. Ne tash po kalojmë nëpër periudhë të ashpër, por unë jam më tepër optimist se sa disa të tjerë. Mendoj se është e kuptueshme se çdokush me kujdes e vështron ekonominë amerikane dhe poashtu e vështron edhe ekonominë e vetë. Njerëzit janë vigjilent, tha zoti Paulson, mbrëmë vonë në Uashington, pas takimit të ministrave të financave të shtatë vendeve të industrializuara.
XS
SM
MD
LG