Ndërlidhjet

Shkup: Zgjedhjet mbahen më 1 qershor


Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në orët e para të mëngjesit, e miratuan vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe për shpërndarjen e përbërjes aktuale të Kuvendit.

Kundër këtij vendimi ishte Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë në opozitë dhe disa parti të vogla.

Kryetari i deritashëm i Kuvendit të Maqedonisë, Lubisha Georgievski tha se zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të mbahen më 1 qershor. Ai tha se "data është zgjedhur në harmoni me ligjet elektorale dhe Kushtetutën".

Debati maratonik u karakterizua me akuza të ashpra të ndërsjella të partive në opozitë dhe atyre në qeveri.
XS
SM
MD
LG