Ndërlidhjet

Rupel e Ban Ki Moon bisedojnë për Kosovën


Ministri i Jashtëm i Slovenisë, Dimitrij Rupel, tha se me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon ka biseduar për Kosovën.

"Të dy jemi pajtuar për veprime të përbashkëta për të zgjidhur problemet që nuk janë vetëm evropiane" tha Rupel.

"Dëshirojmë zgjidhje të harmonizuar të krizës e cila ka filluar si krizë jugosllave në vitin 1991" tha Rupel për të shtuar se sa i përket Kosovës, Kombet e Bashkuara kanë rol të rëndësishëm.

"Sekretari i përgjtihshëm i Kombeve të Bashkuara ka disa ide të reja të cilat duhet ti marrë në konsideratë edhe Bashkimi Evropian, tha shefi diplomacisë së vendit kryesues të BE-së.

Sipas tij javët që vijnë do të bisedohet për atë se si duhet të zhvillohet gjërat.

Ministri sloven Dimitrij Rupel pas Nju Jorkut udhëton për në Uashington kur nesër takohet me sekretaren e shtetit Kondoliza Rajs

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG