Ndërlidhjet

Uashington: Bush dhe Ban diskutuan edhe për Kosovën


Presidenti amerikan, George Bush dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, kanë biseduar sot me telefon për çështje aktuale botërore dhe në këtë kuadër edhe për situatën në Kosovë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Johndroe tha se presidenti Bush dhe sekretari Ban diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, "për tu siguruar se Kosova është vend stabil".
XS
SM
MD
LG