Ndërlidhjet

Bruksel: Teksti i marrëveshjes BE-Serbi nuk do të ndryshoj


Marrëveshja për stabilizim – asocim e Bashkimit Evropian me Serbinë do të nënshkruhet saktësisht ashtu siç është dhënë pëlqimi paraprak dhe në të nuk do të ketë kurrfarë ndryshimesh, thanë zyrtarë të Bashkimit Evropian në Bruskel.

Këto komente u bënë pasi dje kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, tha se kjo marrëveshje do të nënshkruhej vetëm nëse ajo plotësohet me fjalinë "Kosova është Serbi".

Sipas zyrtarëve të BE-së në Bruskel, në kohën kur është dhënë përlqimi për këtë marrëveshje, sipas nenit 135 të saj, për Kosovën thuhet se është nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, sipas rezolutës 1244 dhe se nënshkrimi i marrëveshjes nuk paracakton ndryshim të statusit të Kosovës.

Zyrtarët thonë se ky nen nuk do të ndryshoj, pasi kjo kërkon procedurë të gjatë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG