Ndërlidhjet

Prishtinë: 21 serbë të dyshuar për involvim në trazira


Autoritetet e Kosovës thonë se 21 serbë janë të dyshuar për involvim në trazirat kundër autoriteteve lokale dhe ndërkombëtare, pasi Kosova e shpalli pavarësinë.

Policia tha se disa nga të dyshuarit janë liderë serbë në Kosovë, raportoi agjencia AP.

Dëshmitë i janë dhënë një prokurori ndërkombëtar për ngritjen e akuzave, që përfshijnë akte terroriste dhe shkelje të rregullit Kushtetues të Kosovës.

Këto dyshime janë në lidhje me sulmet e 19 shkurtit me ç'rast qindra protestues serbë kishin përdorë eksploziv, u kishin vënë zjarrin pikave doganore në veri të Kosovës dhe kishin sulmuar policinë.
XS
SM
MD
LG