Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Më 9 maj demonstratë kundër zgjedhjeve serbe


Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, thanë sot në një konferencë për media, se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Ata, kanë kritikuar administratën ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës, që po lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar së më 9 maj do të mbajnë në Prishtinë një demonstratë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG