Ndërlidhjet

Uashington: Papa u takua me presidentin Bush


Presidenti George Bush e ka pritur Papa Benediktin e 16-të në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë, që u organizua me këtë rast, Papa u shpreh i kënaqur që gjendet në tokën amerikane:

- Jam i kënaqur që jam këtu si mysafir i të gjithë amerikanëve. Kam ardhur si mik, si predikues i mësimeve të Krishtit dhe njëri nga njerëzit me respekt të madh për këtë shoqëri të madhe pluraliste, tha Papa Benedikti i 16-të.

Presidenti Bush tha se Amerika e mirëpret Papën:

- Ati i Shenjtë, ju falënderohem për këtë vizitë në Amerikë. Vendi ynë ju mirëpret. Ne e nderojmë shembullin që ju po i jepni botës dhe kërkojmë që gjithnjë të luteni për ne, tha presidenti Bush.

Papa Bendedikti i 16-të ka kërkuar "diplomaci të durueshme për t'i zgjidhur problemet", por nuk ka përmendur luftën në Irak, që Vatikani e kundërshtoi.
XS
SM
MD
LG